Abissnet Superiore/ Laçi mund Vllazninë në fitoren e parë të sezonit, Tirana e Dinamo ndajnë pikët në derbi

schedule16:36 - 19 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 19 Tetor, 2024

Ishin padyshim rezultate surprizuese.

Kanë përfunduar tre sfidat e para të javës së nëntë të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, me skuadrën e Laçit që ka gjetur fitoren e parë të sezonit, teksa kë mundur në shtëpi Vllazninë me rezultatin e thellë, 3-1.

Enriko Papa, Agan Mjaki e Ëilliam ishin protagonistët absolut të fitores së skuadrës së tyre, me ndërsa për “Kuqeblutë” goli i vetëm erdhi në minutën e 19’-të, pas një autogoli të “gardianit” të “Bardhezinjve”, Mario Dajsinani.

Spektakolare ishte edhe derbi i Tiranës, mes Tiranës e Dinamos, me “gjigantët” e kryeqytetit që mbyllën gjithçka në barazim e bardhë pa gola, 0-0 dhe po me këtë rezultat u mbyll edhe përballja tjetër, Egnatia-Teuta.

Sa i përket renditjes, Egnatiat e Dinamo vijojnë mbeten pas Partizani kryesues, me nga 15 pikë, ndërsa menjëherë pas tyre ndodhen Vllaznia e Teuta, me nga 14 pikë. Tirana mbetet në vendin e 7-të me 10 pikë, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e parafundit të renditjes, në kuotën e 6 pikëve, një më shumë se “Ballshiotët” e Bylis. /i.m /abcnews.al