Pajisja që shihni në ekran posedohet nga Ramazan Toçi, një profesionist që jetën ja ka kushtuar kinemasë.
Këtë makineri të rrallë e ardhur nga Ukraina, prej më shumë se 60 vitesh, Ramazan Toçi e ruan me fanatizëm.
Në një rrëfim të rrallë, ai tregon për jetën e tij artistike si kinooperator në shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve në sallën e kinemasë së qytetit dhe në fshatrat e Matit.
Ramazani pasi ka kryer një kurs specializimi pranë Kinostudios Shqiperia e Re në kryeqytet, ka shërbyer në disa fshatra dhe qendra të ish-kooperativave.
Ai thotë se kënaqësia më e madhë e punës së tij kanë qenë duartrokitjet që merrte nga banorët e fshatit, në një kohë që filmat ishin e vetmja kulturë në vend.
Ramazani tregon se si i thërriste banorët e fshatit për t’u grumbulluar asokohe.
Pasioni i Ramazan Toçit nuk përkufizohet vetëm në art, por edhe për bletarinë.
Ramazani shpreson të trashëgojë pasionin e tij te brezat e rinj./abcnews.al