Kuba zhytet në errësirë, termocentrali më i madh i vendit del jashtë funksionit

schedule16:03 - 19 Tetor, 2024

schedule 16:03 - 19 Tetor, 2024

Terr në Kuba. Rrjeti doli jashtë përdorimit të premten pasi një nga termocentralet kryesore të ishullit dështoi. Nga ndërprerja masive e energjisë elektrike u prek edhe ishulli i Karaibeve. Qytetarët në havana përshkruajnë vështirësitë nga kjo ndërprerje.

“Nëse nuk ka drita, ne lahemi si indianët.  Nuk është gjë e madhe. Sapo jam larë me shi. Nuk ka energji elektrike”.

Ministria e Energjisë e Kubës njoftoi se rrjeti kishte rënë për disa orë pasi impianti termoelektrik Antonio Guiteras kishte pushuar së funksionuari

Miliona qytetarë mbetën pa energji elektrike, duke bërë që të premten qeveria të zbatojë masa urgjente për të ulur kërkesën, duke përfshirë pezullimin e orëve të mësimit, mbylljen e disa vendeve të punës në pronësi të shtetit dhe anulimin e shërbimeve jo thelbësore.

Kryeministri i vendit u përpoq të qetësonte njerëzit për ndërprerjen, duke e justifikuar një fluks të pritshëm të furnizimit me karburant nga kompania shtetërore e naftës në Kubë. Kuba është një vend i mësuar me ndërprerje të shpeshta mes një krize ekonomike./abcnews.al