Irani nis stërvitjen detare në Oqeanin Indian

schedule12:33 - 19 Tetor, 2024

schedule 12:33 - 19 Tetor, 2024

Irani po zhvillon stërvitje detare ku përfshihen Rusia dhe Omani dhe vëzhgues nga nëntë vende të tjera, të cilat filluan sot në Oqeanin Indian.

Stërvitjet e quajtura “IMEX 2024” synojnë të forcojnë “sigurinë kolektive në rajon, të zgjerojnë bashkëpunimin shumëpalësh dhe të demonstrojnë vullnetin e mirë dhe aftësitë për të ruajtur paqen, miqësinë dhe sigurinë detare,”, thuhet në një reagim nga autoritetet iraniane.

Në përgjigje të tensioneve rajonale me Shtetet e Bashkuara, Irani ka rritur bashkëpunimin e tij ushtarak me Rusinë dhe Kinën.

Në mars, Irani, Kina dhe Rusia zhvilluan stërvitjen e tyre të pestë të përbashkët detare në Gjirin e Omanit.