VIDEO/ Shpërndante kokainë, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

schedule09:50 - 19 Tetor, 2024

schedule 09:50 - 19 Tetor, 2024

Një 29-vjeçar është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacioni janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.