Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale/ Rama: Përmbush nevojat për nxënësit me vështirësi të shikimit

schedule08:43 - 18 Tetor, 2024

schedule 08:43 - 18 Tetor, 2024

TIRANË- Në Shqipëri është krijuar biblioteka e parë audiodigjitale, e cila përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit.

Lajmi u dha nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka falënderuar të gjithë ato që dhanë zërin e tyre për të përmbushur këtë projekt, shumë të domosdoshëm për këtë kategori të shoqërisë sonë.

“Mirmëngjes dhe me kënaqësinë e falënderimin për ata të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ abcnews.al