Mjeti lundrues pësoi defekt, shpëtohen tre peshkatarët në Gjirin e Gramës

schedule19:49 - 17 Tetor, 2024

schedule 19:49 - 17 Tetor, 2024

Janë shpëtuar tre peshkatarë në Gjirin e Gramës. Mësohet se ata kërkuan ndihmë pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Fatmirësisht, Policia Kufitare arriti t’i gjende në kohë dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare Dhërmi i vjen në ndihmë tre peshkatarëve që kërkuan ndihmë pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë lundrimit.

Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi, pas marrjes së njoftimit rreth orës 12:15, se tre peshkatarë në zonën e Gjirit të Gramës kishin nevojë për ndihmë, u angazhua menjëherë, duke nisur mjetin lundrues të SPK Dhërmi drejt tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues të drejtuar nga shtetasi 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte me dy persona të tjerë në bord. Të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeti lundrues u shoqërua pa probleme për në molin e Porto Palermos, ku u krye verifikimi i dokumentacionit, që rezultoi i rregullt.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar në garantimin e sigurisë detare dhe fton qytetarët të raportojnë çdo emergjencë në numrin 112./abcnews.al