Arrestohet pedofili/ Maliq, 71 vjeçari dyshohet për abuzim seksual me minorenen

schedule15:30 - 17 Tetor, 2024

schedule 15:30 - 17 Tetor, 2024

Një 70-vjeçar është arrestuar në Maliq të enjten pas dyshimeve se ka ngacmuar një vajzë të mitur në ambientet e dyqanit të tij.

Sipas hetimeve paraprake, Iqmet Skënderi duke përfituar nga rasti që në dyqan nuk ka patur persona të tjerë, ka tentuar të ngacmojë vajzën 11-vjeçare.

Në deklarimet e vajzës, Iqmet Skënderi e ka prekur dhe përdorur fjalë fyese ndaj saj. Ajo ka njoftuar prindërit të cilët denoncuan rastin në komisariatin e Maliqit.

Vëllai i 70-vjeçarit, Myfut Skënderi thotë se nuk ka qenë në dijeni për këtë rast, por sipas tij kjo nuk mund të jetë e vërtetë.

Për banorët e fshatit, të cilët e njihnin 70-vjeçarin, thonë se opinionet për të kanë qenë të mira, por i mbetet në dorë drejtësisë për zbardhjen e rastit.

Ndaj 70-vjeçarit Iqmet Skënderi rëndon akuza e “ngacmimit seksual me të mitur”./abcnews.al