“Trazirat në Capitol, nuk kishte dhunë”, Trump: Ishte një protestë paqësore kundër manipulimit të zgjedhjeve

schedule16:13 - 17 Tetor, 2024

schedule 16:13 - 17 Tetor, 2024

Ish presidenti amerikan, Donald Trump dhe kandidati republikan për garën presidenciale të nëntorit i përshkroi trazirat e 6 Janarit të vitit 2021 si një ditë e cila ishte e mbushur me dashuri. Trump u shpreh se qytetarët reaguan në mënyrë paqësore mbi faktin e rëndësishëm sipas tij se zgjedhjet ishin të manipuluara, ndërsa refuzoi se ajo ishte një ditë trazirash.

“Qindra mijëra njerëz erdhën në Uashington atë ditë. Ata nuk erdhën për mua, ata erdhën për zgjedhjet pasi mendonin se këto zgjedhje ishin të manipuluara. Disa nga ata tentuan të hynin në Kapitol, por unë kisha bërë thirrje për protesta paqësore dhe patriotike. Asgjë nuk është bërë keq. U ndërmorën veprime të forta, Ashli Babbitt u vra. Por askush nuk u vra nga ne. Ne nuk kishim armë .Të tjerët ndoshta kishin armë por ato janë njerëz që ecën nën sipërfaqje. Ishin një përqindje shumë e vogël për të cilën askush nuk flet dhe nuk tregon asgjë. 6 Janari ishte një ditë dashurie nga këndvështrimi i miliona njerëzve. Ata që protestuan ishin grupi më I madh që kisha parë ndonjëherë. Unë kam folur për këtë gjë dhe kam përdorur termin protesta paqësore dhe patriotike.”, tha Trump.

Ish presidenti amerikan Donald Trump është vënë nën hetim për tentativën e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Giorgias dhe gjithashtu edhe në Uashington.

Sulmet e 6 janarit ndaj ndërtesës së Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsideruar një tentative e vetë Donald Trump për grusht Shteti vetëm dy muaj pasi ai humbi zgjedhjet ndaj rivalit të tij demokrat, presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara Joe Biden./abcnews.al