Zelensky për takimin me Trump: I thashë që Ukraina të anëtarësohet në NATO ose na jep armë bërthamore

schedule15:52 - 17 Tetor, 2024

schedule 15:52 - 17 Tetor, 2024

“I thashë Donald Trump se kemi vetëm dy opsione: Ukraina të anëtarësohet në NATO, ose ti na jep armë bërthamore”, tha të enjten presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një fjalim në Këshillin Evropian, Zelensky tha: “Për të mbrojtur veten në të ardhmen, Ukraina duhet të marrë armë bërthamore ose të jetë anëtare e një aleance të madhe sigurie, e cila është NATO, dhe vendi zgjedh këtë të fundit. Ukraina është e gatshme t’i hapë vend diplomacisë, por për ta bërë këtë duhet të jemi të fortë.”, tha ai duke shtuar se nëse ndiqet plani i tij i fitores, lufta do të përfundojë vitin e ardhshëm”.

Ai theksoi se Rusia do t’i drejtohet diplomacisë vetëm kur të kuptojë se asgjë nuk mund të arrihet me forcë. Që kjo të ndodhë, duhet të krijohen “kushte të përshtatshme”, këmbënguli presidenti ukrainas.

“Një ftesë e menjëhershme për Ukrainën për t’u anëtarësuar në NATO do të ishte vendimtare. Putini duhet vetëm të shohë se llogaritjet e tij gjeopolitike janë të lira”, u tha Zelensky udhëheqësve të 27 vendeve, shumica e të cilave janë gjithashtu anëtarë të NATO-s.

“Putini duhet të respektojë fuqinë tonë, jo që bota e lirë të dridhet nga kërcënimet e tij”, tha ai./abcnews.al