SHBA lëshon sanksione të reja ndaj Hezbollahut

schedule17:53 - 16 Tetor, 2024

schedule 17:53 - 16 Tetor, 2024

SHBA ka lëshuar sanksione të reja lidhur me Hezbollahun.

Aksioni kishte në shënjestër tre individë të lidhur me krahun financiar të Hezbollahut dhe katër kompani me bazë në Liban të regjistruara për të fshehur lidhjet me grupin militant, tha një deklaratë e thesarit të SHBA.

Sipas deklaratës, kompanitë kishin “gjeneruar miliona dollarë të ardhura për Hezbollahun”.

SHBA sanksionoi gjithashtu tre individë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e drogës amfetamine, të cilët tha se kanë financuar regjimin e presidentit sirian Bashar al Assad dhe aleatët e tij, duke përfshirë Hezbollahun.