Kryepolicët, konkurs dhe në rrethe/ Qeveria miraton rregulloren e re. Do zgjidhen si kreu qendror

schedule15:01 - 16 Tetor, 2024

schedule 15:01 - 16 Tetor, 2024

Qeveria miraton rregulloren e re për përzgjedhjen e drejtorëve të rinj në 12 qarqet e vendit, si dhe për drejtues departamentesh dhe sheaf komisariatesh.

Kjo garë bëhet për herë të parë, në atë që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e quan procesi konkurrues, në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës.

Gara për drejtues qarqesh do jetë e hapur për 15 ditë dhe çdo kush që mban gradën drejtues mund të aplikojë. Njësoj si për Drejtorin e Policisë, edhe për drejtuesit e policisë në qarqe, do të shihet pastërtia e figurës së kandidatëve, e cila do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Me çeljen e garës do të ngrihet gjithashtu një komision vlerësimi, ku të gjithë kandidatët do të dërgojnë aplikimet e tyte. Mesohet se drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar./abcnews.al