Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli njoftoi se 50 kamionë ndihma hynë në Gaza

schedule14:45 - 16 Tetor, 2024

schedule 14:45 - 16 Tetor, 2024

Një ditë pasi SHBA kërcënoi se do të shkurtonte furnizimet me raketa nëse nuk rritej ndihma për Gazën , Izraeli njoftoi se 50 kamionë që transportonin furnizime kishin hyrë në veri të Gazës këtë të mërkurë.

Në një deklaratë, Ministria izraelite e Mbrojtjes që mbikëqyr aktivitetin në Bregun Perëndimor dhe Gaza, tha: “50 kamionë që transportojnë ndihma humanitare – përfshirë ushqime, ujë, furnizime mjekësore dhe pajisje strehimi të ofruara nga Jordania, fluturuan sot në Gazën veriore përmes kalimit të urës Allenby dhe kalimit perëndimor Erez, si pjesë e angazhimit tonë për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza.

Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar, Algjeria dhe Franca bëjnë thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën humanitare në Gaza, ndërsa spitalet në Rripin verior paralajmërojnë se ushqimi dhe ilaçet po mbarojnë.

/abcnews.al/