VIDEO/ Vijnë emigrantët e parë nga Italia, 16 emigrantët e parë pritet të nisen drejt kampit të Gjadrit

schedule11:13 - 16 Tetor, 2024

schedule 11:13 - 16 Tetor, 2024

Mbërrin në Shëngjin anija me 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Fillimisht janë bërë kontrolle shëndetësorë brenda anijes “Libra”, për t’u vendosur më pas në qendrën pritëse në Shëngjin.

Monitorimi është bërë nga autoritetet italiane, ndërsa autobusi është gati për të bërë lëvizjen e tyre drejt Kampit të Gjadrit, shoqëruar edhe nga makinat e policisë italiane.

Gjithashtu do të jetë edhe policia shqiptare që do të këqyrë pjesën e jashtme të gjithë ambientit. Gazetari Gjergji Figuri tha për “ABC News” se janë kryesisht të rinj të moshës mbi 18 vjeç dhe janë bërë procedurat e para të pritjes si azilkërkues. Në qendrën e Gjadrit do të bëhen procedurat e mëtejshme.

Ditën e sotme kanë mbërritur edhe forcat që mbikëqyrin edhe kampin e Gjadrit.

/abcnews.al/