Zjarri në Kuvend, fatura e dëmit/ Mbi 760 mijë lekë, e paguajnë 4 deputetet zjarrvënës të PD

schedule10:01 - 16 Tetor, 2024

schedule 10:01 - 16 Tetor, 2024

Në seancën parlamentare të datës 30.9.2024 pati kaos e tensione nga opozita, e cila më pas i vuri flakën karrigeve jashtë ambienteve të Kuvendit.

Grupi i Kontrollit dhe auditit të inventarit të dëmeve që ngriti Kuvendi, ka përfunduar bilancin e dëmeve.

Në raportin e siguruar nga “ABC News” bëhet e ditur se Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë. Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë. Nallbati vlerën 187.455 lekë dhe Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180.837 lekë.

Vlera duhet të shlyhet deri në 20 nëntor, ose ndryshe do t’u mbahet nga paga, sqarohet në vendim.