Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi veten me armën e shërbimit, vdes në spital punonjësi i Gardës

schedule21:49 - 15 Tetor, 2024

schedule 21:49 - 15 Tetor, 2024

Henri Haxhiraj, punonjësi i gardës që qëlloi veten me armën e shërbimit, ka ndërruar jetë në spital.

37 vjeçari ndodhej në banesë bashkë me familjarë të tij kur ndërmori aktin e rëndë. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes për heqjen e plumbit por nuk ka mundur të mbijetojë.

Hetuesit e kanë ende të paqartë arsyen e tentativës së vetëvrasjes, por nga deklarimet që familjarët u dhanë policisë pohuan se kohën e fundit ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, por nuk kurohej.



Burime nga policia thanë se kanë dyshime se Henri Haxhiraj ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë për çështje bixhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!