“Një tjetër kapitull deri në fund të vitit”, Péter Szijjártó: Shumë i mundshëm brenda mandatit hungarez, të gatshëm të mbështesim dhe vendet e tjera

schedule10:54 - 15 Tetor, 2024

schedule 10:54 - 15 Tetor, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungarisë, Péter Szijjártó, ka deklaruar se një tjetrë kapitull është gati për Shqipërinë deri në fund të vitit.

Ai është shprehur se është shumë i mundshëm brenda mandatit hungarez. Sakaq, ka thënë se janë të gatshëm të mbështesin dhe vendet e tjera.

“Faleminderit siç e thash që në fillim. Kur bëhet fjalë për agjendën e çeshtjes së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor kemi disa pika. Nëse gjithsecili bën punën e vetë në mënyrën e duhur, atëherë një tjetër grup kapitull duhet të hapet në fund të vitet dhe praktikisht Shqipëria është gati. Shpresoj që detyrat të bëhen dhe të jemi gati të ulemi sërish.

Besoj që dhe Serbia është e aftë të hap grup kapitullin e radhës. Po të udhëtosh në Beograd e kupton menjëherë, do të sugjeroja që të udhëtonin dy herë brenda një jave në Beograd dhe të kuptoni. Do të ishte e këshillueshme të kishim një konference ndërqeveritare për të dëshmuar grup kapitullimin e Serbisë. Jemi të gatshëm të mbështesim dhe vendet e tjera si Bosnje apo Maqedonia, po nuk varet vetëm prej nesh, por varet prej të katërtëve”, ta ndër të tjera Péter Szijjártó./abcnews.al