“Berisha, një nga dinosaurët e politikës së vjetër”, Nazarko: Momenti kur Alibeaj i qendron në foltore, e identifikon pozitivisht

schedule21:04 - 14 Tetor, 2024

schedule 21:04 - 14 Tetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në emisionin “Real Story” se momenti kur Enkelejd Alibeaj i qendron Sali Berishës në foltore është një nga momentet më të ndershëm dhe e identifikon atë pozitivisht në atë memorien kolektive të shqiptarëve. Kjo sepse, sipas Nazarkos, Berisha në fund të fundit është një nga dinosaurët e politikës së vjetër të Shqipërisë.

Sakaq, ai ka theksuar se do të preferonte që të kishte në partinë e re “Djathtas 1912” më shumë elementë që ta identifikonin nga pjesa tjetër e ofertës politike.

“Mendoj që në këtë fazë të brendimit të kësaj partie të re, sigurisht për vlerat për të cilat foli zoti Alibeaj dhe janë shpërfaqur te individët që afishuan dhe e morën përsipër shpalljen e kësaj partie, janë elementë të qendrueshëm. Janë elementë të fortë në raport me pjesën tjetër të klasës politike.

Por sigurisht unë do të preferoja që për shkak të kohës së shkurtër të brendimit të një oferte të re politike, do preferoja që të kishte më shumë elementë të mbajtshëm mend nga popullsia, më shumë propozime të qarta, të identifikueshme dhe të pangatrrueshme me pjesën tjetër të ofertës politike.

Ndërmjet nesh, momenti kur Alibeaj i qendron Berishës në foltore është një nga momentet më të ndershëm dhe e identifikojnë atë pozitivisht në atë memorien kolektive të shqiptarëve. Sepse Berisha në fund të fundit është një nga dinosaurët e politikës së vjetër të Shqipërisë“, u shpreh Nazarko./abcnews.al