Plagosën me thikë një 19 vjeçar, arrestohen dy shqiptarët në Itali

schedule17:05 - 14 Tetor, 2024

schedule 17:05 - 14 Tetor, 2024

Dy 20 vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi sulmuan me thikë një 19 vjeçar në Rimini të Italisë. Sipas raportimeve, ata e kanë sulmuar të riun për para dhe cigare.

Të paktën ky është versioni që ata kanë dhënë në polici pas arrestimit. I riu është ndaluar nga dy shqiptarët mbrëmjen e së dielës, të cilët i kanë kërkuar hua kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare.

Pasi kanë shkuar për të blerë paketën, i kanë kërkuar para. Kur ka refuzuar, e kanë goditur me thikë në bark.

Dy të rinjve shqiptarë, policia iu gjeti në makinë drogë, para të gatshme dhe thikën me të cilën plagosën 19 vjeçarin./abcnews.al