Spanja u kërkon vendeve të BE-së të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

schedule16:43 - 14 Tetor, 2024

schedule 16:43 - 14 Tetor, 2024

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u ka kërkuar anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë të bllokut me Izraelin për veprimet e tij në Gaza dhe Liban.

Si Spanja ashtu edhe Irlanda kanë qenë në bisedime me vendet e tjera të BE-së për muaj të tërë mbi rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael mbi bazën që Izraeli mund të shkelë klauzolën e të drejtave të njeriut të marrëveshjes, shkruan Sky News.

Irlanda akuzon Izraelin se po përpiqet të ndalojë botën të shohë se çfarë po bëjnë trupat e saj.

Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin akuzoi Izraelin se po përpiqet të parandalojë botën që të shohë se çfarë po bëjnë trupat e saj në Liban dhe Gaza.

I pyetur se çfarë synon Izraeli të kërkojë që paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara të largohen nga bazat e tyre në kufirin midis Izraelit dhe Libanit, Martin tha: “Në thelb për të larguar sytë dhe veshët nga Libani i Jugut dhe për t’i dhënë vetes fre të lirë.”/abcnews.al