Gjyqi për Rezart Taçin/ Dëshmojnë 4 persona, ish biznesmeni akuzohet për pastrim parash

schedule15:26 - 14 Tetor, 2024

schedule 15:26 - 14 Tetor, 2024

Është zhvilluar këtë të hënë gjyqi ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet se i përfshirë në tentativën e pastrimit të 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Gazetari Ermal Vija raportoi se në këtë seancë kanë dëshmuar katër persona, mes të cilëve edhe noteri Ermal Hamzaj.

“Janë thirrur katër dëshmitarë. Më me interes ka qenë dëshmia e Ermal Hamzait, norit që ka pasur njohje me Taçin dhe kanë bashkëpunuar bashkë që prej vitit 2005. Ka të bëjë me një përfaqësim që ka bërë Hamzai, ku është thirrur drejt Italisë, është pajisur me prokurorë të posaçme për të përfaqësuar Francesco Zummo, i përfshirë në skemën e pastrimit të parave. Por Hamzai ka thënë se ka shkuar në cilësinë e noterit. Pasi kanë dëshmuar të katër personat, seanca e radhës do të mbahet me 31 tetor.“, raportoi gazetari Ermal Vija.

Disa javë më parë, SPAK mbylli hetimet ndaj tre bashkëpunëtorëve italianë të tij. Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të dënojë për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, shtetasit italianë Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, si pjesë e grupit të Taçit./abcnews.al