47-vjeçari Ilir Nukaj që dhunoi barbarisht dy të moshuar një ditë më parë, nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.
Ai ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dhunën që ushtroi ndaj çiftit të të moshuarve në Povelçë të Fierit.
Banorët e Povelcës janë tronditur nga ngjarja ndërsa Ilir Nukaj kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për tentative vrasjeje.
Burime nga policia sqaruan se 47-vjeçari shkoi në dyqanin e të moshuarve për të blerë pije alkoolike, po kur 80-vjeçari Namik Rustemi nuk pranoi t’ia shesë, Nukaj e ka goditur me grushte në pjesën e kokës si dhe ka shtyre me shqelma bashkëshorten e tij 77 vjeçe.
80-vjeçari ndodhet i intubuar në spitali e Fierit, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.