“Gjadri” hapet javën e ardhshme/ Ministri i Brendshëm italian: Do të transferohen 400 emigrantët e parë

schedule23:07 - 12 Tetor, 2024

schedule 23:07 - 12 Tetor, 2024

Qendra per pritjen e emigranteve ne Gjader do te hapet javen e ardhshme. Lajmin e dha ministri i brendeshem I italise, Matteo Piantedosi, I cili deklaron se nuk do te kete nje prerje shiriti apo ceremoni hapese.

Kampi do të jenë në formën e qendrave të paraburgimit, por jo me tela me gjemba. Sipas ministrit te brendshem Italian do te jene 400 personat e pare qe do te transferohen ne Gjader.

“Personat e parë do të çohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme. Nuk do të ketë prerje shiriti. Qendrat janë të ngjashme me ato të vendosura në territorin italian, në formën e paraburgimeve, por nuk do të ketë tela me gjemba, brenda tyre do të ketë asistencë. Çdokush mund të aplikojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe ta marrë atë brenda pak ditësh”.

Kampi hapi dyert të premten per te prezantuar te gjithe menyren e funksionimit dhe kushtet e tij.

Zona brenda kampit do te monitorohet nga policia italiane e cila qendron ndermjet ambjenteve te punonjesve dhe refugjateve. Keta te fundit do te jene te vendosur brenda nje rrethimi te dyte pas atij qe rrethon te gjithe kampin.

Zona jashtë kampit do të monitorohet nga policia shqiptare, e cila ka autorizuar nje njesi te veçante, vetem per sigurine e kampit nga jashte, bazuar mbi marreveshjen e nenshkruar ndermjet qeverise shqiptare dhe asaj italiane, e cila parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve./abcnews.al