Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal

schedule19:35 - 12 Tetor, 2024

schedule 19:35 - 12 Tetor, 2024

Eljot Xhafa, i cili plagosi me thikë 60-vjeçarin Agron Doçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, është person me precedent të mëparshëm penal.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se Xhafa dhe Doçi po konsumonin alkool në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët”.

Kodra shtoi se sipas informacioneve të para nga dëshmitarët, mes tyre ka nisur një konflikt i çastit.

“Dy miqtë ndodheshin në tavolinë në një lokal. Ka pasur një debat të çastit mes njëri-tjetrit. Ata kanë qenë duke konsumuar alkool. Në fakt, mësohet se personi i plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, është Agron Doçi. Personi, autori i kësaj ngjarjeje, është duke u marrë në pyetje. Në momentet e para të shoqërimit nuk ka bërë deklarime. Eljot Xhafa është person me precedent të mëparshëm penal. Ka qenë një sherr i momentit. Janë shoqëruar, përveç autorit të dyshuar, dëshmitarët okularë. Autori i dyshuar që ndodhet ne ambientet e komisariatit, njihet si person problematik”, raportoi ndër të tjera, gazetarja Kodra./abcnews.al