Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 49 persona u vranë nga sulmet izraelite gjatë orëve të fundit

schedule10:20 - 12 Tetor, 2024

schedule 10:20 - 12 Tetor, 2024

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 49 persona janë vrarë dhe 219 të tjerë janë plagosur në pesë sulme izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ministrisë, operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë dhe se ka ende njerëz që janë nën rrënoja, raporton BBC.

Të paktën 30 njerëz u vranë në qytetin Jabalia dhe në kampin e refugjatëve, tha Agjencia e Mbrojtjes civile të Gazës.

Ministria e shëndetësisë në Gaza vlerëson se të paktën 42,175 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, me 98,336 të tjerë të plagosur./abcnews.al