“Kuqezinjtë” për pikë në “EPET Arena”, publikohen formacionet e sfidës Çeki-Shqipëri

schedule19:36 - 11 Tetor, 2024

schedule 19:36 - 11 Tetor, 2024

Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e “EPET Arena” të Pragës, ku përballë tyre është Çekia vendase, në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të këtij edicion, të Nations League, ku padyshim kërkohet një rezultat i madh.

Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho duket të mos ketë ndërruar asgjë nga nga titullarët e zakonshëm, ku në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Hysaj e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Kumbulla e Ismajli, kjo për shkak edhe të mungesës së Berat Gjimshitit.

Para mbrojtjes vendosen Qazim Laçi e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Asllani e Bajrami vendosen pas “bomberit” të vetëm, Mirlind Daku.

Në krahun tjetër, tekniku Ivan Hasek i ka besuar “yjeve” të tij, ku në mesfushë është pozicionuar “shkatërruesi” Thomas Soucek ndërsa në sulm janë Cerny e Sulc. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: