Eleminatoret e Botërorit 2026/ Argjentina ndalet 1-1 nga Venezuela, Brazili mund 2-1 Kilin në transfertë

schedule16:36 - 11 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 11 Tetor, 2024

Lionel Messi u kthye të luajë me Argjentinën pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij në sfidën kundër Venezuelës, me kampionët e botës që u ndalën në barazimin 1-1 për eleminatoret e Botërorit 2026 në zonën e Amerikës së Jugut.

Pavarësisht se mbyllën pjesën e parë në epërsi, pas golit të shpejtë të Otamendi, “Pleshti” dhe shokët e tij nuk arritën të ruajnë fitoren.

Pas pushimit, vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Rondon në minutën e 61’-të, duke vendosur fatin e ndeshjes në barazim, duke regjistruar kështu një tjetër ndalesë për Argjentinën, që gjithsesi kryeson renditjen me 19 pikë.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për Brazilin, që i jep fund krizës së rezultateve, duke u kthyer te fitorja në eliminatoret e Kupës së Botës.

“Seleccao” kaloi 2-1 një transfertë të vështirë si ajo kundër Kilit.

Deri te festa, brazilianët duhet të përmbysnin epërsinë e shpejt të vendasve që shënuan me Edoardo Vargas që në minutën e dytë.

Në shtesën e pjesës së parë, Igor Da Cruz barazoi sërish shirat e rezultatit, ndërsa për fitoren, Brazili duhet të priste miunutën e fundit të kohës së rregullt, kur Luis Henrique shënoi golin e dytë dhe të suksesit, që ngjit “Seleccao” në vendin e katërt të renditjes së përgjithshme në eliminatoret e Amerikës së Jugut. /i.m /abcnews.al