Numri i viktimave nga uragani Milton i cili ka përfshirë Florida, është rritur në orët e fundit. Mediat e huaja raportojnë për të paktën nëntë viktima.
Uragani Milton ka shkaktuar dëme shumë të mëdha dhe shkatërrime të pallogaritshme.
Guvernatori i Floridas, Ron de Sandy foli pasojat e uraganit Milton, duke theksuar se ishte jashtëzakonisht i fortë dhe në të njëjtën kohë paralajmëroi se nivelet e ujit do të vazhdojnë të rriten. Në rrugë është shkaktuar kaos, ndërsa miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
/abcnews.al/