Parlamenti brazilit homazhe në dhjetor për diktatorin e Kilit Augusto Pinochet

schedule15:00 - 22 Nëntor, 2019

schedule 15:00 - 22 Nëntor, 2019

Vendimi për të nderuar figurën e diktatorit të Kilit, Pinocet, nga ana e parlamentit të Brazilit, ka shkaktuar indinjatë dhe polemika në vend. Ceremonia solemne do të mbahet në 10 dhjetor, në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Parlamenti i Brazilit do bëjë homazhe në 10 dhjetor për diktatorin e Kilit Augusto Pinocet. Deklarata shokuese u bë nga vetë parlamenti, dhe u vendos për datën 10 dhjetor kur festohet dhe dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ceremonia solemne në kujtim të Pinocet do të mbahet pas kërkesës së deputetit Frederiko D’Avila, i partisë social liberale, parti me të cilën kandidati i ekstremit të djathtë Bolsonaro fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2018.

“Pinocet” është bërë trendi i tretë më i komentuar në Tuiter, në Brazil, pasi mediat publikuan lajmin. Çështja ka shkaktuar polemika dhe debate mes përdoruesve të platformës sociale.

Presidenti Bolsonaro – i cili ka bërë homazhe dhe për një torturues të diktaturës braziliane, Alberto Brilante Ustra, dhe që miraton regjimin ushtarak Brazilian – në shtator shkaktoi polemika dhe indinjatë me festimin në nder të diktaturës kiliene.

Presidenti aktual i Kilit, Sebastian Pinera, dhe pse është një aleat i Bolsonaro, dënoi deklaratat e homologut Brazilian./abcnews.al