“Trump bllokoi akordin për kufirin”, Harris: Nuk ulem në takim me presidentin rus

schedule16:17 - 8 Tetor, 2024

schedule 16:17 - 8 Tetor, 2024

Në një intervistë për CBS News, Kandidatja Demokrate për presidente  Kamala Harris foli mbi çështjet më të rëndësishme për amerikanët në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke u ndalur tek ekonomia, emigracioni I paligjshëm dhe shëndetësia. Harris u shpreh se për të rregulluar situatën në kufi dhe për të ndalur emigracionin e paligjshëm, Demokratët kanë kërkuar bashkëpunimin e Republikanëve në Kongres dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur.

“Projektligji i parë që I kemi propozuar Kongresit ishte të rregullonim sistemin tone të shkatërruar të emigracionit. Ne e dinim se për të rregulluar diçka të tillë do të kishim nevojë që Kongresi të veprinte. Projektligji nuk avancoi. Ishte Donald Trump ai që iu tha  Republikanëve ne  Senat dhe Kongres, mos e lejoni miratimin  e këtij projektligji. Eshte pikerisht I njejti person qe thote se do ta zgjidh kete problem, ai qe e ndaloi diçka te tille qe te ndodhte.”

Zevendes Presidentja Aktuale e Shteteve te Bashkuara u shpreh se nen administraten Biden ka pasur nje lulezim te ekonomise Amerikane, por pranoi se ka nje rritje te ushqimeve baze per qytetaret e vendit te saj me 25% dhe per dicka te tille, ajo u shpreh se ka nje plan nese vjen ne pushtet. Harris u ndal edhe tek dy konfliktet me te rendesishme Globale, Lufta ne Lindjene  Mesme e Izraelit me Milicite Iraniane si dhe lufta ne Europen Lindore mes Rusise dhe Ukraines.

Kandadatja e Demokrateve per Presidencialet e Nentorit u shpreh se Lufta ne Lindjen e Mesme duhet te marre fund, ndersa u pergjigj edhe mbi faktet qe deshmojne se Qeveria e Benjamin Netanyahut, nuk po degjon keshillat e Washingtonit duke vepruar ne menyre te njeanshme edhe me pushtimin tokesor te Libanit se fundmi.

“Siç e kam thënë edhe më parë, Izraeli ka të drejtë të mbrohet por mënyra sesi e bën diçka të tillë, ka shumë rëndësi. Shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë dhe kjo luftë duhet të marr fund. Nuk eshte pyetja e duhur a kemi nje Aleance me Kryeministrin Netanyahu, pyetja e duhur eshte a kemi nje aleance te rendesishme mes popullit amerikan dhe Popullit Izraelit dhe pergjigja per kete pyetje eshte Po”

Harris u shpreh se Lufta ne Ukraine nuk mund te perfundoje duke u cenuar integriteti territorial I ketij vendi, ndersa shtoi se nuk do te mbante nje takim dy palesh me Vladimir Putin pa pjesmarrje te Kievit ne Tryezen e Negociatave te Paqes.

“Jo nuk do të ketë një takim bilateral pa Ukrainën. Ukraina duhet të ketë të drejtën e fjalës peer të ardhmen e saj. Sa I përket çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ne do të merremi me diçka të tillë kur të vijë koha e duhur. Tani ne po mbështesim Ukrainën që të mbrojë veten e saj. Më lejoni t’iu them diçka, Nëse Trump do të ishte president i Shteteve të Bashkuara Putin do të ishte ulur në Kiev tashmë.”

Në perfundim te intervistes per 60 minutes ne CBS , krah Kamala Harris u shfaq edhe kandidati Demokrat per Zevendespresident Tim Waltz I cili tha se Harris e kishte keshilluar ate qe te jete me I kujdesshem mbi menyren sesi I thote gjerat.

Kandidati Demokrat per Zevendes President Tim Waltz eshte akuzuar nga Republikanet se ai ka genjyer per perfshirjen e tij ne Ushtrine Amerikane dhe operacionet e tij ushtarake jashte vendit./abcnews.al