Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa zonave në jug të Gazës

schedule13:01 - 7 Tetor, 2024

schedule 13:01 - 7 Tetor, 2024

Ushtria izraelite ka urdhëruar njerëzit në disa zona në jug të Gazës që të evakuohen menjëherë.

“Për shkak të akteve terroriste të Hamasit, të cilat do të përballen me forcë ekstreme, ju duhet të evakuoni menjëherë këto zona dhe të kaloni në zonën humanitare në Al-Mawasi”, tha zëdhënësi i IDF Avichay Adraee.

Ditët e fundit, forcat izraelite janë fokusuar në operacionin e tyre në Liban, me evakuime të ngjashme të urdhëruara në vend. Më herët këtë mëngjes, militantët e Hamasit lëshuan disa raketa në Tel Aviv.

Dy gra mbetën të lënduara./abcnews.al