Kushërinjtë Kalemi në burg/ Nuk ndryshon masa për dy të rinjtë nga Memaliaj

schedule23:02 - 4 Tetor, 2024

schedule 23:02 - 4 Tetor, 2024

Gjykata e Apelit ka rrëzuar të premten, kërkesën e bërë nga Adriatik e Julian Kalemi, për zbutje të masës së sigurisë. Adriatik Kalemi dhe kushëriri I tij Julian Kalemi, kanë pretenduar para togave të zeza, se nuk kanë lidhje me armët dhe paratë e gjetura në banesat e tyre në Memaliaj.

Por pavarëisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Apelit, vendosi të lërë në fuqi, masëm e sigurisë “arrest me burg” te vëndosur më 29 gusht, nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, si të dyshuar për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve”, “Pastrim parash” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Mbrëmjen e 28 gushtit Reparti “RENEA”vuri në prnaga Endrju Boden, për shkak se ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Edmond Papës në vitin 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Andreu Bode, fshihej në banesën e Julian Kalemit, I cili po ashtu u arrestua nga policia.  Gjatë aksionit të RENEA-s në Memaliaj, në pranga është vënë edhe 52-vjeçari Andrea Kalemi, pasi në banesë I janë gjetur armë , municione luftarke dhe shuma të mëdha parash.

Sipas hetimeve miku I Adriatik Kalemit, Endrju Bode ka bashkëpunuar Albano Velon, i cili është arrestuar më herët për të eleminuar biznesmenin Edmond Papa, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, I cili u vra me një minë me telekomandë më 11 qershor të vitit 2022 teksa udhëtonte me makinën e tij. Andrea Kalemi po ashtu u dyshua si I përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, në shenjë hakmarrje për vrasjen e nipit të tij Aleksandër Sadikajt, por ndaj tij nuk u ngritën akuza.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, dyshohet se u porosit nga Edmond Papa, për shkak të një mosmarrveshje për lëndë narkotike, ngjarje kjo që u pasu me atentate dhe vrasje të tjera.

52-vjeçari Andera Kalemi u ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Ndërkaq më 12 janar të vitit 2024  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë iu bë atentat Zamir Kalemitm vellait te Andrea Kalemit.

Pas këtyre episodeve, atentatet e njëpasnjëshme ndaj dy vëllezërve Kalemi, u pasuan me atë që njihet si masakra e Mamaliajt, ku mbrëmjen e 20 korrikut, u vra babai I tyre Shyqyr Kalemi, si dhe u plagos, xhaxhai, Artur Kalemi. Nga të shtënat humbën jetën kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i quajtur Marsel Çela.

Policia e shtetit dyshon se tre të arrestuarit Andrea Kalemi, Andreu Bode dhe Julian Kalemi, po përgatisnin një hakmarrje, kjo edhe për faktin e gjetjes së arsenalit të armëve gjatë arrestimit të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!