VIDEO/ Moti i keq në Bosnje dhe Hercegovinë, përmbytje e rrëshqitje dherash, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule11:43 - 4 Tetor, 2024

schedule 11:43 - 4 Tetor, 2024

Moti i keq ka përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën. Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje të dherave raportohen në shumë zona duke shkaktuar edhe dëme.

Kryesisht më të prekura janë zonat e Jabllanicës, Konjicës, Kiseljakut dhe Kreshevës. Në Jabllanicë dhe Mostar rrugët janë thuajse të bllokuara.

Mediat në vend raportojnë për viktima dhe për të lënduar.

Autoritetet kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar.