“Nuk ka rëndësi ana materiale, por falenderimi i pacientëve”, rrëfehet “Doktori i Mrekullive”: Si më lindi pasioni për mjekësinë në fëmijëri

schedule10:02 - 4 Tetor, 2024

schedule 10:02 - 4 Tetor, 2024

Agron Abrashi është mjeku, që njihet nga të gjithë si “Doktori i Mrekullive”. Ai ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” se bluza e bardhë për të, është simbol i shërbimit dhe shpëtimit të jetës.

Sipas mjekut, për të nuk ka rëndësi pjesa materiale, por ajo humanitare dhe e falenderimit nga pacientët.

“Bluza e bardhë është një simbol, që domethënë je shërbyes i përhershëm. Dy gjërat më rë rëndësishme në jetën e njeriut janë shëndeti dhe jeta. Ti je ai personi që e përcjellë dhe e mbron këtë gjë më të çmueshme. Nuk ka gjë më të mirë se shërimi i pacientëve dhe shpëtimi i jetës. Ajo është dhurata më e mirë që mund të marrim, pjesa materiale nuk është me rëndësi. Pjesa humanitare dhe pjesa e falenderimit nga pacientët përrreth, nga ndihma që ofron përditë është një motivim i vazhdueshëm. Të vazhdojmë me punën tonë humanitare, etike, t’i ndihmojmë njerëzit kudo që janë”.

Abrashi ka zbuluar se pasioni për mjekësinë i lindi nga filmat amerikanë, që kur ishte fëmijë në moshën 10-vjeçare.

“Pasioni erdhi që nga fëmijëria e hershme, në moshën 10-vjeçare pëlqenin filmat amerikanë me teknika bardh e zi, ku mjeku shkonte në vizita shtëpiake me atë çantën dhe bënte vizitat e familjes. Nga ajo më lindi ai pasioni që unë një ditë të marrë atë çantën, ku kisha të gjitha veglat e punës dhe të shërojë pacientë të ndryshëm, familjarë, etj”.

Sa i përket ditës së parë të punës, ai e kujton me shumë emocione.

“Ishte një ditë e jashtëzakonshme, kur fillova punën në spitalin në Gjakovë dhe bënim trajtinim fillestar që ishte e zakonshëm dhe pastaj kaluam në shërbimin ambulator në Qendrën Mjekësore në Gjakovë. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe mezi prisja që të vinte dita tjetër, që punoja me pacientët”./abcnews.al