Izraeli lëshon urdhra të reja evakuimi për banorët e Libanit

schedule07:28 - 4 Tetor, 2024

schedule 07:28 - 4 Tetor, 2024

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor të enjten që të evakuojnë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee këshilloi banorët me një postim në platformën X, që të zhvendoseshin në veri të lumit Awali për të “shpëtuar jetët” e tyre. Ai paralajmëroi se çdo lëvizje drejt jugut do t’i vendoste ata në rrezik.

“Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë,” shkruante ai, duke shtuar se IDF-ja do t’i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.

Adraee lëshoi gjithashtu një urdhër të ri evakuimi të enjten në mbrëmje vonë për banorët e lagjes Burj al-Barajneh në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se ata ndodheshin pranë “objekteve dhe interesave të Hezbollahut”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!