Eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilali thotë se gjeopolitika botërore dhe ajo në Ballkan do të ndryshojë me “thyerjen” e balancave në Lindjen e Mesme. Në një lidhje live për “360 gradë”, eksperti tha se Kosova dhe Shqipëria nuk ndikohen drejtpërdrejt por shtoi se mundësia nuk përjashtohet.
“Shërbimet ruse të jashtme ka një korrespondencë me ndikim në Serbi dhe Republikën Srbska. Përmes kësaj, mundet që edhe shërbimi iranian të ketë ndikim. Unë besoj se shqiptarët nuk kanë nevojë të çojnë njësi dhe ekipe për luftë në Lindjen e Mesme sepse janë 400 milionë arabë dhe s’na takon neve që të shkojmë dhe të japim ndihma të panevojshme. Në aspektin njerëzor, është e ndjeshme për të gjithë ne. Në Gaza është një gjendje katastrofale.
Arsyet rreth asaj se konflikti Izrael Palestinë është i pandalshëm, themi se gjeopolitika botërore dhe në Ballkan do të ndryshojë shumë me thyerjen e balancave në Lindjen e Mesme. Por ashtu edhe në Ukrainë. Kështu që edhe ne si Shqipëri dhe Kosovë mund të rrezikohemi nga ndryshimi i kësaj gjeopolitike. Ajo çka potencoj presidenti turk do të shkaktojë panik se Turqia mund të luajë karrige, por potencialisht Shqipëria dhe Kosova nuk rrezikohen drejtpërdrejt por nuk përjashtohet mundësia që të jemi të rrezikuar. “, tha ai./abcnews.al