Konflikti Izrael-Hezbollah/ OKB: Rreth 160 mijë libanezë janë zhvendosur drejt Sirisë

schedule17:56 - 3 Tetor, 2024

schedule 17:56 - 3 Tetor, 2024

Rreth 160 mijë njerëz kanë kaluar kufirin nga Libani në Siri që nga përshkallëzimi i armiqësive në Liban muajin e kaluar, tha të enjten Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Shkalla e atyre që kalojnë në Siri u ngadalësua të mërkurën pas një rryme të qëndrueshme të mbërritjeve që kur Izraeli filloi fushatën e tij ajrore kundër Hezbollahut në Liban më 23 shtator, tha UNHCR në një përditësim.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh, i tha më parë CNN të hënën se rreth 100,000 njerëz kishin kaluar kufirin.

Shumica dërrmuese e njerëzve po largohen nga Libani në lindje, drejt kryeqytetit sirian të Damaskut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!