Sulmi izraelit në Bejrut, të paktën gjashtë viktima

schedule08:58 - 3 Tetor, 2024

schedule 08:58 - 3 Tetor, 2024

Të paktën gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj një ndërtese banimi në Bejrut, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Autoritetet thanë se sulmi u krye gjatë natës dhe goditi një ndërtesë banimi në qarkun Bashura.

Banorët kanë raportuar se pas sulmit kanë ndierë erë të sulfurit dhe agjencia shtetërore e lajmeve në Liban e ka akuzuar Izraelin se po përdor bomba fosfori, që janë të ndaluara ndërkombëtarisht.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban kundër Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit – teksa po vazhdon edhe luftën në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.