Fier/ Rama ndan fotot: Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri”, me kushte dinjitoze, hap dyert për 850 nxënës dhe mësues

schedule08:10 - 3 Tetor, 2024

schedule 08:10 - 3 Tetor, 2024

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier ka hapur dyert pas një investimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe e Bashkisë së Fierit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi në Facebook ndërsa thekson se shkolla është tashmë me kushte dinjitoze dhe gati për të pritur 850 mësues e nxënës.

“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, që sapo ka hapur dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.