SHBA: Sanksione të reja Iranit/ Biden: Izraeli të hakmerret, por jo në qendrat bërthamore

schedule23:06 - 2 Tetor, 2024

schedule 23:06 - 2 Tetor, 2024

Pasi u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah Izraelit dhe se të dy vendet do të hakmerren ndaj Iranit, në një telefonatë me vendet e G7 presidenti Amerikan Joe Biden bëri thirrje për sanksione të reja ndaj Teheranit zyrtar.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar në kushtet anonimatit për Mediat Ndërkombëtare se Washingtoni mbështet të drejtën e Izraelit për tu hakmarrë, por presidenti I Shteteve të Bashkuaa Joe Biden beson se kjo hakmarrje nuk duhet të pëfshi sulme të Tel Avivit në qendra bërthamore të Iranit.

Biden u shpreh për Gazetarët se Izraeli duhet të zgjedhë të hakmerret në mënyrë proporcionale, mbi sulmin që Irani kreu ndaj tij mbrëmjen e të martës duke hedhur mbi 180 raketa balistike.

Nga ana tjetër Presidenti I Iranit në vizitën e tij në Doha u shprah në krah të emirit të Katarit se Irani nuk kërkon luftë, por ai tha se Teherani do të japë një përgjigjhe më të forte nëse Izraeli vendos të hakmerret.

“Na mbeti pa zgjidhje tjetër veçse të përgjigjeshim. Nëse Izraeli dëshiron të reagojë, ne do të kemi një përgjigje më të fortë, për këtë është angazhuar Republika Islamike” tha presidenti Iranian .

Pergjate kesaj te merkure Franca, Gjermani, Britania e Madhe dhe dhjetera vende te tjera perendimore bene thirrje per ulje te tensioneve ne Lindjen e Mesme dhe nje armepushim te menjehershem mes Izraelit dhe Grupit Militant Libanez Hezbollah./abcnews.al