Tjetër “yll” i Kombëtares për “Shqiponjat” e Stambollit, Besiktas kërkon me ngulm liderin e prapavijës

schedule21:36 - 2 Tetor, 2024

schedule 21:36 - 2 Tetor, 2024

“Shtatlarti” i mbrojtjes, Ardian Ismajli po kalon ndoshta një prej momenteve më të mira në karrierën e tij, teksa po shkëlqen me “Blutë” e Empoli, por edhe Kombëtaren “kuqezi” dhe falë këtij momenti ka tërhequr vëmëndjen e një skuadre goxha interesante.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave turke, “shtatlarti” i mbrojtjes së Komëbtares sonë,është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, që janë vënë pas kartonit të tij.

Ismajli është një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empoli, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!