Sulmet kundër Hezbollahut, eksperti: Izraeli ka një plan më të madh sesa pushtimi i Libanit

schedule16:44 - 2 Tetor, 2024

schedule 16:44 - 2 Tetor, 2024

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Kreshnik Osmani shprehet se Izraeli ka një plan më të madh se sa thjesht pushtimi i Libanit. Në një intervistë për emisionin “Faqja 4”, duke folur për sulmet izraelite ndaj objektivave të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, ai tha se Izraeli synon ndërtimin e një korridori.

Sipas ekspertit, bëhet fjalë për një zonë ushtarake që synon të hapet nga jugu i Libanit deri në në juglindje të Turqisë te kurdët.

“Pas vrasjes së ushtarëve izraelit në jug të Libanit sot paradite, pritej që ofensiva të nisë por do të jetë e vështirë që të ecin me shpejtësi apo të kalojë zonën e jugut të Libanit pasi është e minuar dhe e mbushur me kurthe dhe ka probleme logjistike dhe ushtarake. Përplasja e trupave ushtarake me forcat Hezbollah në sipërfaqen zero, është problematike se nuk mund të mbështetet me artileri dhe aviacion nga ajri se Izraeli mund të rrezikojë ushtarët e vet. Izraeli e ka marrë vendimin tashmë do të shqepet tërësisht Lindja e Mesme. Jemi përballë një panorame të re.

Izraeli ka bërë masakër në Gaza, ka synim të bëjë spastrim etnik në Gaza, më pas do të kalojë në spastrimin e Bregut Perëndimor, do të hyjë në Liban dhe nëse kalon deri në kufirin e asaj që Izraeli e konsideron si përpjekje strategjike për të mbrojtur kërcënimin e tij ekzistencial dhe domosdoshmërinë për të kthyer të shpërngulurit në veri të vendit. Sipas shërbimeve sekrete turke tregojnë se ka një plan akoma më të madh se pushtimi, është ndërtimi i korridorit David, zonë ushtarake që synon të hapet nga jugu i Libanit në drejtim të bazave amerikane në brendësi të Sirisë për te bazat amerikane në Sirinë e veriut dhe në juglindje të Turqisë te kurdët, çka ka alarmuar edhe Erdoganin. Jemi përballë një skeme të komplikuar që do të na sjellë zhvillime tronditëse deri në zgjedhjet amerikane.“, tha Osmani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!