Sulmi i Iranit me raketa mbi Izrael ka tronditur tregjet ndërkombëtare ët naftës duke rritur pasigurinë për të ardhmenÇmimet e naftës u shtrenjtuan me mbi një dollar të mërkurën për shkak të shqetësimeve në rritje që tensionet në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen. Analistët besojnë se çmimet e naftës mund të marrin një rritje të fortë nëse tensionet gjeopolitike përshkallëzohen.
Kontratat e së ardhmespër naftën Brent u rritën me 1,08 dollarë, ose 1,47 për qind, në rreth 75 dollarë për fuci. Ndërkohë që të dy standardet e naftës së papërpunuar u rritën me më shumë se 5%.
Irani siguron rreth 4% të prodhimit global të naftës, por me rëndësi do të jetë edhe si do të reagojë Arabia Saudite e cila duhet të rrisë prodhimin nëse furnizimet iraniane ndërpriten. Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Irani është ndër 10 prodhuesit kryesorë të naftës në nivel global, me prodhim që arrin mbi 3.3 milionë fuçi në ditë në gusht – më i larti në pesë vjet.
Përtej prodhimit Irani ka ndikim të rëndësishëm edhe në ngushticën e Hormuzit një rrugë kjo e rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit ku realizohet rreth 30 % e tregtisë botërore.
Shqetësimi kryesor për tregjet e naftës është potenciali për sulme hakmarrëse ndaj objekteve të naftës iraniane nga Izraeli, të cilat mund të rrisin ndjeshëm çmimet e naftës së papërpunuar.
Për më tepër, përshkallëzimi i konfliktit ushtarak midis Iranit dhe Izraelit mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të SHBA ndaj eksporteve të naftës iraniane, duke rritur më tej çmimet e naftës./abcnews.al