Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor

schedule07:37 - 2 Tetor, 2024

schedule 07:37 - 2 Tetor, 2024

Oqeani paqësor është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.6 ballë, njoftoi shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 156 kilometra në juglindje të qytetit Niafou, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Autoritetet raportojnë se nuk ka pasur viktima apo dëme, dhe se gjithashtu nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami

/abcnews.al/