Aplikimet për investime në bujqësi/ Fier, interes i lartë nga fermerët për serat diellore për perime

schedule14:09 - 1 Tetor, 2024

schedule 14:09 - 1 Tetor, 2024

Nje kategori tjetër financimi, që nxit investimet e reja në bujqësi është pritur me interes nga fermerët ne qarkun e fierit. Faza e aplikimit është hapur nga sot dhe do të vazhdoje deri në nëntor ndërsa në fier duket se investimet kryesore në bujqësi do të jenë për serat diellore dhe blerja e mbjeteve bujqësore.

Kushtet dhe kriteret e përfitimit të financimit janë të ndryshme për secilin nga pesë sektorët e përfshirë ne skemë.

Ndryshe nga aplikimi për fondet mbështetëse që u kryen online, këtë herë fermerët duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentacionin përkatës fizikisht në zyrat qëndrore të AZHBR.

Me pesë skemat e reja, bëhen gjithsej 13 kategori bujqësore dhe blektorale që përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria./abcnews.al