SHBA ndëshkon PD dhe dhunën/ Reagimi i ambasadës së SHBA: Aktet vandale, të papranueshme

schedule12:28 - 1 Tetor, 2024

schedule 12:28 - 1 Tetor, 2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënon dhunën e deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Një ditë pas akteve të dhunës, ndërkombëtarët bëjë thirrje për dialog mes palëve politike dhe jo shkatërrim.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.

Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”.

Po ashtu pas kaosit, dhunës fizike dhe verbale si dhe djegies së karrigeve në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste ka depozituar këtë të martë kërkesën për masën ndëshkimore për deputetët e opozitës

Seanca e së hënës do të duhet t’i shërbente Kuvendit të Shqipërisë për të adresuar në këtë institucion  problemet e qytetarëve. Burime sugjerojnë se kërkesa synon të adresojë këtë situatë duke kërkuare përjashtimin e deputetëve përgjegjës për një kohë të caktuar me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Sekretariati i Etikës pritet të caktojë ndëshkimet e demokratëve ditën e mërkurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!