Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar në Kuvend, ku deputetët e opozitën kanë djegur karriget e veta jashtë sallës, fjalën e ka marrë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka thënë se vënia në rrezik e jetës së njerëzve brenda sallës së Republikës është mesazhi më i poshtër që mund t’i jepet qytetarëve.
Sipas Braçes, deputetët që ndodhen jashtë sallës duhet të ndëshkohen.
“Goditja në atë farë mënyrë rrezikon jetë. Dhe marrja e jetës në këtë vend është bërë e shpeshtë, vecanërisht kur përfshihet politika. Është marrë jeta në mes të bulevardit. Vënia në rrezik e jetës së njerëzve brenda sallës së Republikës është mesazhi më i poshtër që mund ti jepet qytetarëve
Ç’kuptim ka qe të mos ndëshkohen ata që ndodhen jashtë kësaj salle në këto momente”, u shpreh ndër të tjera Braçe./abcnews.al