Kuvendi i heq mandatin Salianjit, Spiropali: KQZ të njoftohet për vakancën

schedule17:08 - 30 Shtator, 2024

schedule 17:08 - 30 Shtator, 2024

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të deputetit Ervin Salianjit, i cili pak ditë më parë u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Përgjithshme e Apelit në lidhje me çështjen Babale.

Me nisjen e seancës plenare, e cila ka nisur me tensione dhe kaos nga opozita, Spiropali tha se Këshilli i Mandateve nuk mund të mblidhej pasi vendimi i gjykatës ishte i formës së prerë.

“Pasi mora opinionin e shërbimi legjislativ, sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për rregulloren e mandatit dhe deputetit në rast kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë. Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ.“, u shpreh Spiropali./abcnews.al