Shqiptarët më shumë pagesa përmes bankave/ Në gjashtë muaj qarkulluan 1.48 milionë karta bankare

schedule14:22 - 30 Shtator, 2024

schedule 14:22 - 30 Shtator, 2024

Qytetartë shqiptarë po përdorin gjithmonë e më tepër  bankat për të realizuar pagesa apo trasaksione të ndryshme.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në  pjesën e parë të vitit në vend janë në qarkullim  1.48 milionë karta bankare.Nëse bëjmë një krahasim me  kartat bankare që përdoreshin në Shqipëri në fund të vitit 2023 rezultojnë me  një rritje prej 50 mijë .

Rezulton se qytetarwt  pwrdorin mw tepwr kartat pwr tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, por edhe  pagesat  pwr blerje nw dyqane apo shwrbime me kartë po rriten me ritme të shpejta

në vitet e fundit. Në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 8.85 milion pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes. Po ashtu  janë shtuar edhe Atm të cilat shërbejnë për tëheqje apo depozitim parash. Ndikim në këtë situatë duket se kanë dhënë edhe nismat e fundit për shpërndarjen e subvencioneve të naftës me anë të bankave apo hapja e llogarive pa pagesë për pensionistët si dhe studentët. Qeveria  ka në plan që të kufizojë përdorimin e parasë cash në transaksionet e individëve.

Sipas dokumentit të strategjisë afatmesme për periudhën 2024-2027, përgjatë vitit 2022 rezultoi se rreth 90% e transaksioneve për mallrat e konsumit u kryen me para në dorë. Me qëllim reduktimin e parasë cash që qarkullon në ekonomi, ndër të tjera parashikohet edhe ulja e tavanit për para në dorë mes bizneseve që aktualisht është 150 000 lekë