Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

schedule17:48 - 29 Shtator, 2024

schedule 17:48 - 29 Shtator, 2024

Një banesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 në Korçë në zonën pas Katedrale. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Mësohet se banesa ishte e braktisur. Megjithatë zjarri rrezikonte një tjetër banesë pranë godinës së braktisur.

Zjarri u vu nën kontroll pak minuta pas ndërhyrjes nga shërbimi zjarrfikës.

/abcnwes.al/